Donaldi i kërkoi publikisht llogari, Bora Zmenai zbulon çfarë ndodhi me varësen që i dhuroi nga BB VIP (FOTO LAJM)

Një vit më parë, Bora dhe Donaldi bëjnë bujë me historinë e tyre të dashurisë. Më 6 tetor, ata festuan 3-vjetorin e lidhjes dhe aktori nga shtëpia e “Big Brother VIP” vendosi brenda një kutie me ëmbëlsirë varësen e tij dhe e hodhi përtej murit.

Sapo e mori varësen, Bora e tregoi për publikun dhe nuk e hoqi më nga qafa derisa Donaldi u lidh me Beatrixën.

Mirëpo, sot, që çifti u rikthyen sërish bashkë, aktori ka postuar një foto të Zemanit në Instastory dhe e pyet: ”Ku është kjo?”, referuar varëses.

Por p%rgjigja e moderatores nuk vonoi. “Nuk ta jap, kot interesohesh”, shkruan ajo.


Shtuar 26.11.2022 09:14