EMRI/ E lidhën e i rrëmbyen djalin, kush është biznesmeni i grabitur
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Durrës, ku është grabitur familja e një biznesmeni.

Mësohet se grabitësit kanë lidhur të gjithë anëtarët e familjes, dhe kanë marrë të gjitha paratë që ndodheshin në shtëpi, rreth 10 mijë euro.

Sipas infromacioneve paraprake, grabitësit kanë qënë tre person të maskuar dhe të armatosur të cilët i kanë zënë prit tek dera e shtëpisë biznesmenit të fushës së transportit ndërkombëtar.

Ndërsa biznesmeni është identifikuar si shtetasi, Elton Kelmendi.

Ai kishte dalë shëtitje me djalin për një kafe dhe kur është kthyer ka nodhur ngjarja.

Fillimisht kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin e shtëpisë dhe e kanë rrëmbyer.

Por më pas ata e kanë lëshuar disa kilometra larg shtëpisë.

Ndërkohë policia po kryen hetimet në vendngjarje dhe po merren në pyetje familjarët e biznesmenit./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 22:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori