EMRI/ Djali rreh barbarisht nënën në Fushë-Arrëz
Një 43-vjeçar është arrestuar sot në Fushë-Arrëz për veprën penale të dhunës në familje. Sipas policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi Vladimir Kola, i cili për motive ende të pazbardhura ka dhunuar fizikisht nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fierz të Fushë-Arrëzit, ndërsa e moshuar V.Kola ka marrë hematoma në trup për shkak të goditjeve nga djali.


Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për dokumentimin e plotë të rastit.
Shtuar më 14/04/2019, ora 21:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori