EMRI/ Atentati në Laç, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lacit ku mbeti i plagosur me armë zjarri një i ri.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur ka mbetur L.R. 28 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa autori i dyshuar i cili është shpallur në kërkim është Marin Trokthi 22 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta në ambjentet e një lokali, midis të dëmtuarit dhe shokëve të tij prezent me të dyshuarin M.T.

Sipas policisë gjatë ditës së djeshme, rreth orës 19:00 është marrë njoftim se në qytet Laç – Kurbin, ka të shtëna me armë zjarri dhe një person ka mbetur i plagosur.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se ka mbetur i plagosur shtetasi L.R. 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë për kujdesin e nevojshëm mjekësor ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë ku rezultoi të jetë shtetasi me iniciale M.T. 22 vjeç, banues në Laç, me precedentë të mëparshëm penale, i cili u shpall person në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Në kohën që shtetasi L.R. ka qenë duke u larguar me makinën tip Nissan së bashku me 3 shtetas të tjerë shokë të tij është qëlluar disa herë me armë zjarri nga shtetasi M.T. i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për vepren penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë ” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”./albeu.com/

Shtuar më 08/02/2017, ora 09:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori