EMRI/ Arrestohet shqiptari i kërkuar në gjithë Europën, shkak gafa në Facebook
Policia italiane ka vënë në pranga një të ri shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi është bërë një ditë më parë në Kazerta dhe çdo gjë ndodhi falë një gafe në Facebook, gafë e cila tani do t’i kushtojë gjithë jetën.

Shqiptari kishte postuar një foto ku pas shpinës së tij ishte një portë oborri e cila tregonte dhe adresën.

Me këtë rast policia e ka pasur shumë më të lehtë arrestimin e tij pasi pasi ka shkuar në adresën që tregonte fotografia dhe ka arrestuar të shumëkërkuarin.

Kjo i ka ndodhur 26-vjeçarit Genc Loku, i cili ishte shpallur në kërkim me një mandat kërkimi ndërkombëtar të lëshuar në të gjithë Europën./albeu.com/
Shtuar më 29/03/2017, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori