EMRI/ Arrestohet në Tiranë i kërkuari për trafik droge në Itali
Policia e Tiranës bën me dije se ka vënë në pranga një shtetas 27 vjeçar i cili ishte në kërkim prej 3 vitesh.

Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Orest Qerimaj, 27 vjeç dhe banues në Shkodër.

Ai ishte i shpallur në kërkim nga Zyra e Interpol Tirana në datën 1 korrik 2016, pasi me vendimin e datës 9 janar 2014 të Gjykatës së Udinezes, Itali, të riun Qerimaj e ka dënuar me 9 vjet, 4 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik droge"./albeu.com/

Shtuar më 02/02/2017, ora 09:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori