EMRI/ Arrestohet në Brindisi shqiptari në kërkim ndërkombëtar(FOTO LAJM)

Policia italiane ka mundur të vë në pranga një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Burime nga mediat italiane bëjnë me dije se ai është identifikuar si Kristian Elezi dhe është kapur në një hotel në Brindisi nga policia italiane.

Elezi është i dënuar për krime të bëra mes nëntorit 2007 dhe tetorit 2013, e sipas vendimit gjyqësor belg, duhet të vuajë dënimin me 7 vjet burg.

Policia ka gjetur në dhomën e hotelit 7700 euro, 3 telefona celularë dhe një kartë sim.

Për një tjetër shtetas shqiptar, 36 vjeç, me inicialet K.K. që ishte në shoqëri të shumëkërkuarit, po kryhet nga zyra e emigracionit në kuesturën e Brindisit procedura për dhënien e ekspulsit. 36-vjeçarit i janë sekuestruar një disa orë dhe bizhuteri ari./albeu.com/
Shtuar më 24/03/2017, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori