EMRI/ Arrestohet i riu në Lushnje, aksidentoi për vdekje 23-vjeçaren
Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 25-vjeçar pasi ditën e djeshme aksidentoi për vdekje një 23 vjeçare dhe plagosi rëndë një tjetër.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Kavajës-Lushnje, pranë rrethrrothullimit tek “Bishti i Zhurit”.

Policia bën me dije se i arrestuari është Alvi Rr. dhe ishte duke drejtuar automjetin tip “Mercedez Benz”, teksa ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë jashtë rruge dhe si rrjedhojë ka sjellë batimin e mjetit.

Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend shtetasja J.T., 23 vjeçe, banuese në Lushnje, pasagjere dhe është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja tjetër shtetasja B.T., 20 vjeçe, banuese në Lushnje, të cilët pasi morën mjekim në spitalin e Lushnjës, ndodhen jashtë rrezikut për jetën./albeu.com/
Shtuar më 02/03/2017, ora 11:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori