EMRI/ Arrestohet biznesmeni në Korçë, i sekuestrohen 10 kg drogë
Policia e Korçës">Korçës ka vënë në pranga pronarin e një servisi pasi në biznesin e tij është gjetur një sasi prej 10 kilogramësh lëndë narkotike.

Burime zyrtare nga Policia e Korçës">Korçës thanë se është vënë në pranga Sokol Bardhollari, 27 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij është bërë sepse gjatë një kontrolli të ushtruar dje në një servis që shërbente për lyerje automjetesh, në lagjen numër 4 në Korçë, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 10 kilogramë lëndë e dyshuar si narkotike kanabis sativa, e vendosur në një qese plasmasi ngjyrë të zezë.

Pas arrestimit, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Korçës">Korçës për akuzën e “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./albeu.com/


Shtuar më 28/02/2017, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori