Një
aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Burimet bëjnë me dije se në
aksident janë përfshirë dy makina në hyrje të qytetit.
Mësohet se nga ky
aksident ka ndërruar jetë një efektiv
policie, i identifikua si Nuri Malaj, 50-vjeç, punonjës
policie.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Mësohet se viktima ka mbetur i bllokuar në makinë, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe policia po punojnë për nxjerrjen e trupit të tij.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në rrugën Transballkanike pranë IEVP Vlorë, mjeti tip “Bmë” me drejtues shtetasin A. V., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin N. M.
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi N. M.
Sherbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit A. V., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shtuar më 25/01/2021,
ora 22:24