EMRI/ 116 mijë paund fermë kanabisi, shqiptari kapet me mbathje duke e ruajtur
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike pasi është kapur në një fermë ku kultivohej kanabis.

33-vjecari shqiptar, i identifikuar si Mirjan Smakaj u kap vetëm me të mbathura në fermën e kanabisit e cila kushtonte 116 mijë paund.

33-vjeçari, i cili mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar shkurtin e kaluar me shpresën për të dërguar para në shtëpi te prindërit e tij të sëmurë ishte përballuar me presione për të punuar në tregtinë e drogës.

Por nuk mori asnjëherë aq para sa të kishte për të dërguarshtëpi.

Prokurori David Maunder tha dje në Gjykatën e Sëindon Croën se policia u thirr nga një fqinj për të raportuar për një vjedhje në Rrugën Omdurman në orët e para të 28 korrikut të vitit të kaluar. Efektivët mbërritën menjëherë dhe gjetën Smakajn jashtë pronës, të veshur vetëm me mbathje e duke folur në celular.

Ai u tha oficerëve të policisë: “Unë nuk flas anglisht”. Brenda pronës ishte një fermë kanabisi, e cila përgatitej për tu shitur ndërsa bimët rriteshin nën dritë artificiale. Në një dhomë kishte vetëm një shtrat e një tavolinë.

Në total, policia sekuestroi më shumë se 16 kg kanabis. Në varësi të sasive në të cilat është shitur, të korrat mund të kishin vlerë prej 56,000 deri 116,000 paund.

Avokati Mark Ashley tha se klienti i tij shqiptar nuk kishte dënime të mëparshme as në Britaninë e MADHE dhe as në Shqipëri. Ai tha se kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në Shkurt 2020 me shpresën për të fituar para për t’u dërguarshtëpi prindërve të tij, të cilët pësuan një numër ankesash shëndetësore.

Shtuar më 20/01/2021, ora 21:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori