EMRAT/ Tragjedi në Itali, ja kush janë vajzat shqiptare që vdiqën në aksident (FOTO LAJM)

Mëngjesin e sotmën një aksident i rëndë ka ndodhur në komunën e Guidonës në afërsi të Romës ku raportohet të kenë humbur jetën 4 persona dy prej tyre shqiptarë.

Mësohet se në automjet po udhëtonin 4 të rinj, 2 italianë dhe 2 vajza nga Shqipëria.

Mediat italiane shkruajnë se automjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përmbysur duke shkaktuar vdekjen e 2 vajzave shqiptare dhe 2 italianëve.

Viktimat janë Ambra Shailiani, 18 vjeçe, shqiptare me banim në Albuzzione të Italisë, Gjesika Gjnaj, 19 vjeçe; shqiptare me banim në të njëjtën zonë; Federico Baldi., 19 vjeç nga Tivoli dhe Riccardo Murdaca, 19 vjeç, po Tivoli, i cili ngiste makinën./albeu.com/


Shtuar më 05/02/2017, ora 12:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori