EMRAT/ Të përfshinë në vrasjen e Emiljano Ramazanit, RENEA arreston 2 vëllezër
Policia ka vënë në pranga dy vëllezër gjatë operacionit të sotëm në Peqin.

Operacioni policor u zhvillua gjatë ditës së sotme.

Mësohet se në pranga kanë rënë Seit dhe Ymer Manhasa të cilët dyshohen se janë përfshirë në ekzekutimin mafioz që iu bë 39-vjecarit Emiljano Ramazani, një javë më parë në Elbasan.

Një nga të arrestuarit mësohet se është pronar i një pike makinash të përdorura.

Të dy vëllezërit janë shoqëruar nën masa të forta sigurie.
Shtuar më 27/07/2020, ora 20:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori