EMRAT/ Si u përgjuan gazetarët për dosjen "Babale" (VIDEO)
Gazetarë të shumtë janë përgjuar për dosjen Babale. Sipas Ervin Salianjit në përgjime Alizoti flet që nga drejtori i policisë e shumë drejtorë të tjerë të policisë.
Sipas tij veç Artan Hoxhës, gjithë gazetarët e tjerë investigativë janë përgjuar.

Ervin Salianji: Ky zotëria, Albert Veliu është vendosur në përgjim në datën 15. Në datën 19 është vendosur nën përgjim dhe Alizoti. Të gjithë njerëzit që fliste Babalja janë vendosur në përgjim. Gjatë kohës që Babalja ka qenë këtu nuk deklarohej se ky ishte aktori. Ky, Alizoti përmend emra politikanësh, si Gramozi, Taulanti etj… Drejtori i Policisë së Fierit nuk ka folur vetëm njëherë, ka qindra komunikime mes tyre. Unë i kam të gjitha me prova. Kjo është e datës 8 qershor, drejtori i policisë komunikon në 12 të natës. E merr drejtori në telefon. Kemi atë të datës 7 dhe ky i kërkon komunikim me shefin e madh, që është ose Veliu ose Xhafaj, nëse nuk merr lekët. Këtu në këtë hetim janë përfshirë 4 prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore. Vetëm Tan Hoxha nuk është aty nën survejim, të gjithë gazetarët janë në survejim. Është gazetarja e Top Channel aty, e shumë gazetarë të tjerë.
Shtuar më 27/03/2019, ora 08:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori