Një
aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku si pasojë humbën jetën 4 persona dhe 2 të tjerë janë të plagosur rëndë.
4 Viktimat mësohet se i përkasin të njëjtës familje nga
Gramshi dhe po udhëtonin me mjetin tip SEAT, me drejtus mjeti shtetasin Xh.K.
Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur O.Sh, 39 vjeç, ndërsa viktimat janë një vajzë 25
vjeçare E.K., një grua 60
vjeçare dhe një tjetër ende i paidentifikuar. Ndërkohë drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur.
Sipas policisë njëri prej automjeteve ka rrëshkitur për shkak të një vese shiu dhe ka zënë rrugën duke përfshirë edhe të tjerët në
aksident.
Shtuar më 23/09/2019,
ora 16:18