EMRAT/ Shkatërrohet banda e drogës në Itali, mes tyre 3 shqiptarë
Policia Italiane ka vënë në pranga 7 persona mes tyre ndër to edhe shqiptarë.

Operacioni “Karavan” i zhvilluar në qytetit të Udines ka çuar në shkatërrimin e një bande që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Personat e arrestuar janë të kombësive shqiptare, kosovare, marokene, nigeriane e italiane.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit shqiptarë është Agim Kalemaj i datëlindjes 1956, Adriatik Kalemaj i datëlinjes 1992 e Fatos Sinani i datëlindjes 1989.

Kundër 7 anëtarëve të bandës është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg dhe arrest shtëpiak.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se kjo bandë ka shitur të paktën 3 kg kokainë në qendrën e Udines.

Ndërkohë, arrestimi i fundit u bë disa ditë më parë në Padova, ndërsa në banesën e tij janë gjetur dhe 11 mijë euro cash./albeu.com/

Shtuar më 24/02/2017, ora 14:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori