Blutë e Fierit kane ndaluar 6 persona të shpallur në kërkim, 5 për “Vjedhje” dhe 1 për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, i dënuar me 10 vjet burg. Arrestimi i tyre u bë pas kontrolleve të ushtruar dy ditët e fundit dhe si rezultat i informacioneve të mara dhe punës së organizuar nga Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë
Fier.
“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur lokalin e shtetasit D.Ç më
datën 29.11.2016, lokalin e shtetasit Q.Xh më
datën 15.01.2017, dhe lokalin e shtetasit A.J, më
datën 16.01.2017, kanë thyer xhamin e derës së kompanisë SIGAL më datë 15.01.2017 dhe kanë tentuar të vjedhin Western Unionin më
datën 16.01.2017 rreth orës 02:00 në qytetin e Ballshit”, njofton policia.
Arrestimet
1-Keli(Ervin) Lumanaj, 34 vjeç, banues në Patos, pasi Gjykata e
Rrethit Gjyqësor
Fier, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën
penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.
2-Brahim Agalliu, 61 vjeç, banues në fshatin Krapës,
Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 14.04.2015, e ka denuar atë me 2 muaj dhe 25 ditë burg, për veprën
penale të
“Vjedhjes”, parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal.
3-Antonin Bregu, 27 vjeç, banues në fshatin Portëz,
Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Fier, me Vendimin e datës 29.06.2015, e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprën
penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Neni 7622 i Kodit Penal.
4-M.M, 15 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Ballsh.
5-D.V, 16 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Ballsh.
6-F.V, 16 vjeç, banues në lagjen 5 Shkurti, Ballsh. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2017,
ora 09:48