EMRAT/ Qëllohet me armë i riu në Tropojë, niset me urgjencë drejt Tiranës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë në fshatin Lekbibaj të Tropojës.

Sipas informacioneve të para mësohet se një i ri është plagosur në gjendje kritike, i cili është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Mësohet se i lënduar është shtetasi Mark Peplekaj 28-vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur para pak minutash.

Pas ngjarjes së rëndë është vënë në pranga autori i cili dyshohet se ka qëlluar me tytën e pistoletës.

“Falë reagimit të menjëhershëm, veprimeve të shpejta dhe profesionale, efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit V. P., i cili po shoqërohet në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme proceduriale” /albeu.com/

Shtuar më 25/05/2020, ora 21:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori