EMRAT/ Policia aksion në Shkodër me 110 forca speciale, 26 të arrestuar, sekuestrohen armë dhe drogë
Policia e Shkodrës bën me dije se ditën e sotme ka finalizuar me sukses një operacion të nisur pas 10 muajsh hetimesh e ndihmuar edhe nga forcat special.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar 26 persona mes tyre edhe kryekomunarë të Shkodrës.

Në operacion janë sekuestruar 31 mijë e 140 rrënjë bimë kanabis, farë kanabisi, telefona dhe armë të llojeve të ndryshme.

Ky operacion finalizohet pas arrestimit të shoferit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në Shkodër, Ardjan Loci, si i dyshuar për përkrahjen e kultivuesve të drogës.

DEKLARATA E POLICISE

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër , kanë finalizuar me sukses Operacionin Policor të Koduar “Early Spring”.

Ky Operacion Policor eshte permbyllur ne kuader te nje hetimi te zhvilluar ne menyre te perbashket nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ne bashkepunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër i cili ka zgjatur per nje periudje 10 mujore, i cili ka qënë i përqëndruar për dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të “Prodhimit dhe shitjes e narkotikëve” dhe “Kultivimit te bimëve narkotike”, të kryera këto në bashkëpunim , vepra penale keto te parashikuara nga nenet 283, 284 e 25 të Kodit Penal.

Permes ketij hetimi eshte dokumentuar në menyre të plotë e te gjithanshme ky aktivitet kriminal për një nga zonat me problematike dhe me nje perhapje te gjere, zone kjo e percaktuar me rrisk të lartë për kutivimin e bimëve narkotike, dhe konkretisht në Njesinë Administrative Pult Shkodër.

Konkretisht si rezultat i hetimit ne fjale te zhvilluar prej nje periudhe 10 mujore është dokumentuar aktiviteti kriminal i kultivimit , prodhimit , shitjes se bimeve narkotike , farerave te bimeve narkotike për 26 shtetas, per te cilet jane ekzekutuar Urdherat e Prokurorise per 15 shtetas si me poshte :

1. Dritan Lisaj , banues ne fshatin Mgulle , Njesia Administrative Pult , Bashkia Shkoder , i dyshuar per kryerjen e veprave penale te “Shperdorimit te Detyres, Kultivimit te Bimeve Narkotike kryer ne bashkepunim dhe Prodhim dhe Shitjes se Narkotikeve kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 248, 283/ 2 dhe 284/ 2 te K.Penal, me detyre Kryeplak ne fshatin Mgulle.

2. Gjin Lushi, banues në fshatin Xhan, Njesia Administartive Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e vepres penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhim dhe Shitje i Narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të K.Penal me detyre Kryeplak ne fshatin Xhan.

3. Ndoc Papshaj banues ne fshatin Kir , Njesine Administartive Pult Bashkia Shkoder , , i dyshuar per kryerjen e vepres penale te Kultivimit te Bimeve Narkotike , kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 284/2 i K.Penal .

4. Gjovalin Gravilaj , banues ne Plan Gjuraj , Njesia Administrative Pult , Bashkia Shkoder , i dyshuar per kryerjen e vepres penale te Kultivimit te Bimeve Narkotike , kryer ne bashkepunim , parashikuar nga neni 284/2 i K.Penal . 5. Llesh Qeftaj ,banues ne Omaraj , Njesia Administrative Gruemire Malesi e Madhe , i dyshuar per kryerjen e veprave penale te Kultivimit te Bimeve Narkotike kryer ne bashkepunim dhe Prodhim dhe Shitjes se Narkotikeve kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 te K.Penal .

6. Emiljan Qeftaj , banues ne Omaraj , Njesia Administrative Gruemire Malesi e Madhe , i dyshuar per kryerjen e veprave penale te Kultivimit te Bimeve Narkotike kryer ne bashkepunim dhe Prodhim dhe Shitjes se Narkotikeve kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 te K.Penal.

7. Nikë Qeftaj , banues ne Omaraj , Njesia Administrative Gruemire Malesi e Madhe , i dyshuar per kryerjen e veprave penale te Kultivimit te Bimeve Narkotike kryer ne bashkepunim dhe Prodhim dhe Shitjes se Narkotikeve kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 te K.Penal .

8. Rinaldi Qeftaj , banues ne Omaraj , Njesia Administrative Gruemire Malesi e Madhe , me kombesi e shtetesi Shqiptare , i dyshuar per kryerjen e veprave penale te Kultivimit te Bimeve Narkotike kryer ne bashkepunim dhe Prodhim dhe Shitjes se Narkotikeve kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 te K.Penal .

9. Dedë Koçeku , banues ne fshatin Pog , Njesia Administrative Pult Shkoder , i dyshuar per kryerjen e vepres penale te Kultivimit te Bimeve Narkotike kryer ne bashkepunim , parashikuar nga neni 284/ 2 te K.Penal .

10. Gezim (Gjin) Çakaj , banues ne Omaraj , Njesia Administrative Gruemire , Maleshi e Madhe , i dyshuar per kryerjen e vepres penale te Kultivimit te Bimeve Narkotike kryer ne bashkepunim , Prodhim dhe shitjes se narkotikeve , kryer ne bashkepunim , parashikuar nga neni 283/2 e 284/ 2 te K.Penal .

11. Benard Bungaja, banues në fshatin Plan, Njesia Administartive Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e vepres penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i K.Penal.

12. Gjon Ndresaj, banues në fshatin Pog, Njesia Administartive Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e vepres penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhim dhe Shitje i Narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të K.Penal .

13. Mentor Bungaja banues në fshatin Plan, Njesia Administartive Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e vepres penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i K.Penal.

14. Mark Bashi, banues në fshatin Mgullë./albeu.com/



Shtuar më 28/02/2017, ora 14:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori