EMRAT/ Pas vdekjes të vajzës arrestohen dy mjekë në Elbasan
Dy mjekë specialistë janë arrestuar të hënën në lidhje me vdekjen e 25-vjeçares në spitalin e Elbasanit.

Mësohet se është arrestuar mjeku kardiolog Mehmet Ibaj dhe ranimatori Nikollaq Thano.

Rexhina Debrova nga Cërriku, ndërroi jetë pasi lindi me operacion fëmijën e saj të parë.

Burime nga Spitali thonë se shkak është bërë një arrest kardiak, ndërsa nga ana tjetër saktësojnë se foshnja gëzon shëndet të plotë.

Por familjarët e vajzës, të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, akuzuan bluzat e bardha për vonesa e pakujdesi në trajtimin e rastit.

Sipas tyre, ndërhyrja e specialistit kardiolog ishte e vonuar.

“Sot vajti me këmbët e veta dhe bënte vizitat rregullisht” thotë i afërmi.
Shtuar më 22/04/2019, ora 21:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori