KED ka vendosur sot ndalimin e kandidimit të kandidatëve për në
Gjykatën Kushtetuese. Ata janë identifikuar si Aldona Sylaj, Ardita Buna dhe Shaqir Hasanaj, të cilët janë përjashtuar nga gara pasi nuk plotësonin kriteret.
Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesit e Presidentit të Republikës, si edhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.
Pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:
A: Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në
Gjykatën Kushtetuese:
Aldona Sylaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në
Gjykatën Kushtetuese, e
shpallur nga Presidenti i Republikës në
datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.
2019">
2019 dhe 24.09.2020.
Ardita Buna, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në
Gjykatën Kushtetuese, e
shpallur nga Presidenti i Republikës në
datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.
2019">
2019 dhe 24.09.2020.
3 . Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në
Gjykatën Kushtetuese, e
shpallur nga Presidenti i Republikës në
datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.
2019">
2019 dhe 24.09.2020.
Ardita Buna, vendin vakant, vakancë e parakohshme në
Gjykatën Kushtetuese, e
shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në
datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.
2019">
2019 dhe 24.09.2020.
Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në
Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Në mbledhjen e sotme Këshilli miratoi përfshirjen në rendin e ditës, mbi propozimin e një anëtari, edhe te diskutimeve mbi ecurinë e vakancës së
shpallur nga Presidenti i Republikës në
datën 22.11.
2019">
2019 dhe të vakancës së
shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në
datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.
2019">
2019 dhe 24.09.2020 duke vendosur të informojë këto organe të emërtesës mbi gjendjen ku ndodhet secila nga vakancat e shpallura prej tyre. Gjithashtu, ky këshill do të njoftojë organet e emërtesës edhe se do të fillojë të kryeje veprimet paraprake të fazës pasardhëse në referim të nenit 240 të ligjit 115/2016 dhe Vendimit nr.5 të KED, të datës 02.04.
2019">
2019 (i ndryshuar).
Shtuar më 26/11/2020,
ora 20:52