EMRAT/ Mbyti gruan me duart e tij, kush është çifti Hysa në Gramsh
Mëngjesin e sotëm një krim brenda familjes ka ndodhur në fshatin Grekan të Njësisë Administrative Sult në Gramsh.

Shtetasi Alvin Hysa, 35-vjeç pas një konflikti me bashkëshorten Gurie Hysa 32 vjeçe, ai e mbyti me duart e tij.

Mësohet se çifti ishin të martuar prej 12 vitesh dhe ishin prindër të dy fëmijëve 11 vjeç dhe 9 vjeç.

Sipas dëshmive të fqinjëve çifti në fjalë ka patur shumë probleme ku shpesh herë ziheshin me njëri tjetrin.

Ndërkohë 35-vjeçari është vënë në pranga nga policia si dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë./albeu.com/

Shtuar më 23/03/2019, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori