EMRAT/ Kush janë babë e bijë që iu sekuestruan 5.2 milion euro pasuri
Pëlqej
Ditën e sotme Policia e Shteti ka njoftuar se në qytetin e Lezhës janë sekuestruar një shumë prej 5.2 milion eurove.

Nga të dhënat e fundit mësohet se kjo ssasi e konsiderueshme parash u janë ndaluar Pjetër Voci 83-vjeç banues në Balldre, Lezhe dhe të bijës së tij, Shqipe Palaj 50 vjeçe banuese në Gjadër, Lezhë.

Sipas policisë këtyre shtetasve u janë sekuestruar 7 apartamente në qytetin e Lezhës dhe disa të tjerë në Tiranë.

Dyshohet se pasuritë e konfiskuara janë venë si rrjedhojë e aktivitetit të tyre kriminal.

Prokuroria ka nisur precedimin penal për dy shtetasit në fjalë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Me dt.22.01.2019">2019 Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Lezhe ka regjistruar procedimin penal nr. 57 viti 2019">2019 per vepren penale te pastrimit te produkteve te vepres penale ose verprimtarise kriminale te parashikuar nga neni 287 i K.Penal. Me kerkesen e prokurorit Erjon Shehaj Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe me vendimin nr. 17 date 23.01.2019">2019 ka vendosur sekuestrimin e llogarive bankare me vleres 5.269.551 euro, 7 apartamente ne Lezhe si dhe disa apartamenteve ne Tirane ne pronesi te shtetasve me inicialet Sh.P e dtl 28.08.1969 dhe shtetasit P.V i dtl 01.07.1936 te dy banues ne Lezhe
Shtuar më 24/01/2019, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori