Pesë kandidatë kanë aplikuar sot për pozicionin e lirë të
Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së) ndërkohë afati është deri më 30
janar.
Ata jane
1. Ibrahim Disha
2. Artan Shkëmbi
3. Gjovalin Ulndreaj
4. Adriatik Ago
5. Sabri Hoxha
Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme, Arben
Kraja ka ritheksuar edhe një herë që aplikimi për postin e
drejtorit të BKH-së është një mundësi e shkëlqyer për t’u përzgjedhur për të drejtuar një grup të madh hetuesish të BKH-së, të cilët do të mbështesin Prokurorët e Posaçëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
“SPAK kërkon një kandidat ose kandidate që demonstron lidership, integritet dhe profesionalizëm. Në qoftë se ju mendoni që i plotësoni kërkesat e këtij pozicioni sfidues dhe kriteret në lidhje me përvojën në punë, arsimin dhe keni një figurë të pastër, aplikoni para datës 30
janar 2020.”
Kraja siguron se procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent.
Ne duam të përzgjedhim kandidatin më të mirë./oranews
Shtuar më 24/01/2020,
ora 17:25