EMRAT/ Krim tragjik në Pogradec, gruaja vret burrin më pas edhe veten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e djeshme ku një çift në Pogradec pas një konflikti fizik kanë përfunduar të dy të vdekur.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për një krim në çift ku gruaja pasi ka vrarë burrin me mjete të forta, ka konsumuar helëm për tu vetëvrarë.

Mësohet se viktimat janë janë Erzen Tora, 26 vjeç dhe Fatbardha Tora, 23 vjeçe, dhe mësohet se ishin burrë dhe grua. Nga hetimet paraprake, dyshohet se këta shtetas gjatë natës janë konfliktuar dhe goditur fizikisht me njëri tjetrin.

Më pas konflikti ka vijuar edhe jashtë banesës, konkretisht në një kasolle (pronë e tyre) ku shtetasja F.T dyshohet të ketë goditur në kokë, me mjet të fortë (dru) bashkëshortin e saj, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Pas këtij veprimi, shtetasja F.T dyshohet të ketë konsumuar helm dhe për pasojë ka gjetur vdekjen edhe kjo e fundit. Konflikti mendohet të ketë ndodhur, për motive të dobëta, midis dy bashkëshortëve.

Trupat e tyre janë transportuar në morgun e Spitalit të Pogradecit, ku pritet të kryhet autopsia. Nga ana e Policisë, po kryhen gjithë veprimet e nevojshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/




Shtuar më 18/02/2017, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori