EMRAT/ KQZ jep zyrtarisht 4 mandate e deputetëve për kandidatët opozitar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e sotme ka dhënë zyrtarisht mandatin e deputetit katër kandidatëve të listave PD dhe LSI.

KQZ miratoi sot dhënien e mandatit për Andi Permetin (PD), Erion Picirin (PD), Fatjona Dhimitrin (PD) dhe për Eugen Bojaxhiun (LSI).

Katër kandidatët e rinj, do ta marrin zyrtarisht mandatin e deputetit në seancën e ardhshme plenare, kur ata të bëjnë betimin në Parlament.

Pas këtij vendimi të KQZ-së dhe betimit që pritet të bëhet javën e ardhshme numri i ligjvënësve do të shkojë në 106 deputetë. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2019, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori