EMRAT/ KQZ jep sot 6 mandatet, tre kandidatë të PD dhe tre të LSI
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t'u japë sot mandatin e deputetit edhe gjashtë kandidatëve të tjerë nga listat e PD-së dhe LSI-së.

Kjo e çon në 10 numrin e kandidatëve nga listat e partive opozitare.

Në rendin e ditës të mbledhjes KQZ ka parashikuar dhënien e mandatit të deputetit Astrit Veliajt, kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Demokratike, Qarku Berat, Lefter Maliqi. Ndërsa vendin e lënë bosh nga Viktor Tushaj i LSI në Lezhë do ta zërë Elda Hoti.

Sakaq, Nora Malajn, e zgjedhur deputete në Durrës nën siglën e LSI, e zëvendëson Edlira Hyseni. Mandatin e Vangjel Tavos po nga LSI në Gjirokastër, KQZ do t’ia japë Ediola Brahës. Ndërsa vendet e dy demokratëve Gent Strazimiri dhe Klevis Balliu në Tiranë dhe Korçë do t’i zënë në Kuvend respektivisht Ajlinda Halilaj dhe Ligoraq Karamelo.

Pas betimit edhe të këtyre 6 deputetëve, Parlamenti shkon në kuotën e 92 deputetëve. Nëse votat e tyre ata do t’i bashkojnë me ato të mazhorancës, kjo do të thotë miratim edhe i atyre projektligjeve që kërkojnë 84 vota.
Shtuar më 11/03/2019, ora 08:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori