EMRAT/ Këta janë 7 të ndaluarit gjatë super operacionit të RENEA-s në Vlorë
Forcat Renea anë zhvilluar gjatë natës një super operacion në Vlorë, me qëllim kapjen e 10 personave me rrezikshmëri të lartë.

Në përfundim të operacionit janë kapur dhe ndaluar 7 shtetas, ndërkohë që janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Të ndaluarit janë:
Cerciz Velaj
Enton Likaj
Daniel Nikaj
Altin Veizaj (Shkelzen )
Antonio Veizaj
Marjo Veizaj
Romeo Likaj

Ky operacion është realizuar në kuadër të hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, të cilat kanë zgjatur për një periudhë 6-mujore.

Operacioni është përqëndruar në dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal kryesisht kundër ”Kultivimit të bimëve narkotike”, por edhe veprave të tjera penale si ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, ”Shpërdorimi i detyrës”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe ”Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kapjes së këtyre shtetasve, janë sekuestruar 3 armë zjarri (2 kallashnikov dhe 1 pistoletë), 1 226 000 lekë dhe 4 850 €uro, 3 automjete dhe 19 aparate celulare, si dhe janë asgjësuar bimë dhe fidanë kanabis sativa.

Kujtojmë se ditën e djeshme u be i mundur kapja e dy vëllezërve Baho në Selenicë.
Shtuar më 17/10/2019, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori