Zjarr pranë bazës ushtarake të Pashalimanit në Vlorë

Një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke në Orikum.

Nuk dihet ende se sa është sipërfaqja e djegur, ndërsa tymi ka mbuluar vendin.

Mësohet se zjarri është në afërsi të Bazës Detare Pashaliman që është një nga dy bazat kryesore të marinës shqiptare.

Forcat e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të fikur zjarrin. Në vendngjarje ndodhen dy automjete me zjarrfikës dhe 8 efektivë të policisë./albeu.com/


Shtuar 5.06.2023 14:58

Tags: