EMRAT/ Kapen 4 shqiptarët që vidhnin njerëzit e pasur në Itali
Katër shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen akuzohet për grabitje në disa zona të Italisë Veriore kryesisht nga Piemonte në Lombardia.

Shqiptarët">Shqiptarët u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Sytë e akullt”, mësohet se kreu i grupit ishte Cesk Thani, i cili bashkë me tre shqiptarë të tjerë kryeni grabitje edhe gjatë ditës. Thani, që drejtonte grupin ishte gjithmonë i pajisur me pistolete, ndërsa tre të tjerët Agustin Pjetërgjokaj, Kristjan Keci dhe Kristjan Mehilli 24, 28 dhe 25 vjeç e ndiqnin nga pas me shufrua hekuri në duar.

Hetimet ndaj grupit kriminal shqiptar kishin nisur në nëntor të viti të kaluar, në kohën ku ata kishin grabitur një biznesmen i cili kishte një sipërmarrje që prodhonte verë.

Ata kishin kërcënuar me armë sipërmarrësin 56-vjeçar dhe tre miqtë e tij, ndërsa më pas kishin marrë nga kasaforta 10,000 euro, stoli dhe objekte të tjera të çmuara. Në ikjen ata gjithashtu vodhën një makinë.

Mbi katër shqiptarët">shqiptarët rëndojnë akuzat për “grup kriminal me qëllim kryerjen e grabitjeve të armatosur në shtëpi”; “posedimin të paligjshëm të armëve”, “ posedim mjeteve për vjedhjes”; “lëndime të rënda të personave të grabitur”.
Shtuar më 22/05/2019, ora 21:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori