EMRAT/ Goditet banda e “skifterëve” shqiptarë në Itali, 4 të arrestuar
Policia italiane bën me dije se ka goditur një bandë shqiptarësh që kryenin grabitje në qytetin Caserta. Mediat italiane shkruajnë se banda përbëhej nga 7 persona por në pranga janë vendosur vetëm 4 prej tyre.

Mësohet se të arrestuarit janë Mensour Daci 32 vjec, Agim Muça 25 vjeç dhe Erzen Tafçiu, 39 vjeç. Gjithashtu sipas mediave italiane është arrestuar edhe Gimi Pira, 36 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim nga Franca nën akuzën për trafik narkotikësh.

Banda e “skifterëve” funksiononte në mënyrë të organizuar, ndërsa për grabitjet përdorte kapuçat për maskim dhe komunikonin me kode.

“Shkojmë luajmë me top” është një nga kodet që përdorte banda kur nisej për të grabitur në banesat kryesisht në zonat e Caserta, Casolla dhe Mezzano.

Brenda muajit nëntor dhe dhjetor 2015 grupi akuzohet për 6 vjedhje të dokumentuara./albeu.com/

Shtuar më 08/03/2017, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori