Emrat e rolet, skema e rrjetit që Domart Konjari drejtonte nga Franca
Për autoritet e drejtësisë franceze nuk ka asnjë dyshim që Domart Konjari është njeriu që ka drejtuar grupin e trafikut të kokainës, nga Franca, Itali, Belgjikë dhe Hollandë.

Francezët nëpërmjet një letërporosie thonë i thonë palës shqiptare se megjithëse kërkimet e kryera, Konjari nuk është gjetur në territorin Frances.

Në botimin e dosjes franceze, tregohen përgjimet e anëtarëve të grupit të kokainës, rrezikshmërinë e Konjarit dhe pastrimin e parave e deri në çmimin e pagesave të korrierevë.

Prishja me Hajdinin e bashkëpunimi me Begën

Më 16 prill 2013, Fatmir HAJDINI shkoi tek banesa e Ramazan SINA më pas, në datën 17 prill 2013, u përsërit e njëjta skenë me atë të muajit të kaluar.

Soufiane AMSSAAF dhe Ramazan SINA takoheshin në pikën e larjes, më pas Soufiane AMSSAAF shkonte tek hangari në DREMIL-LAFAGE, kthehej drejt e tek vendi i stacionimit të OPEL ASTRA ku gjendej Ramazan SINA.

Ata hapnin bagazhin, e mbyllnin dhe më pas të dy burrat ndaheshin.Më 30 maj 2013, Fatmir HAJDINI, Ramazan SINA dhe Dëfrim ZEPAJ u takuan në banesën e Ramazan SINA.

Në orën 14:00,Fatmir HAJDINI dhe Soufiane AMSSAAF u takuan përsëri tek pika e larjes së makinave.

Më pas, Dëfrim ZEPAJ dhe Ramazan SINA shkuan tek OPEL ASTRA, hapën kofanon, e mbyllën, u siguruan që dyert dhe bagazhi ishin të mbyllura mirë dhe më pas vajtën në BEZIERS në banesën e Fatmir HAJDINIt.

Siç provohet nga një bisedë e datës 28 maj 2013 mes Entony BEGA dhe Soufiane AMSSAAF, ky i fundit vendosi në atë moment që të pezullonte marrëdhëniet e tij të trafikimit me Fatmir
HAJDINI për shkak të mosmarrëveshjeve në marrëdhënie.

Ai rifilloi atëherë një fazë të re në trafikim, duke ringjallur marrëdhënien tregtare më të hershme me Entony BEGA.

Entony BEGA konfirmoi, si Fatmir HAJDINI, përpara hetuesve se ata ishin shumë të afërt,dhe e konsideronin vetën si “vëllezër”, pasi Entony BEGA ishte strehuar nga familja e Fatmir HAJDINI-t në momentin e vdekjes së prindërve të tij.

Ai konfirmoi se e thërrisnin “Tan” ose “Tani”. Entony BEGA,i instaluar në FRANCË që prej vitit 2001, vendosi të largohej nga territori [Francez] për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për herë të parë në dhjetor të vitit 2009 në momentin e arrestimit të Julien XHELA në ITALI me 2,4 kg kokainë.

Ai u rikthye në Francë në muajin korrik 2010 dhe ik përsëri në mes të vitit 2011 në një periudhë kohe të afërt me arrestimin e Ilir GASHI mes 28 kg kokainë.

Ai vendosi të rikthehej në FRANCË më 11 qershor 2013 në kushtet e pasqyruar në vijim.Marrëdhëniet e vështira mes Fatmir HAJDINI dhe Soufiane AMSSAAF duket se çuan si përfundim këtë të fundit që të rilidh kontaktet me Entony BEGA gjatë fillimit të vitit 2013.

Kështu, më 11 mars 2013, Soufiane AMSSAAF i kërkoi Fatmir HAJDINI-t numrin e “vëllait”, “Tan” në SHTETET E BASHKUARA.

Më 21 mars 2013, Soufiane AMSSAAF,i telefonoi Entony BEGA në numrin e tij amerikan duke i thënë se “çdo gjë shkon shumë shumë mirë, e sheh por kam dëshirë të punoj tamam”.

Më 19 prill 2013, kthimi i Entony BEGA po bëhej më i sigurtë dhe një bisedë e pazakontë u zhvillua mes të dy burrave.

Pasi diskutuan nëse duhej të mbanin automjetinn “Scenic”, i cili kishte një hapësirë të fshehur të “vëllait tënd” Fatmir HAJDINI, Soufiane AMSSAAF i thotë Entony BEGA “…unë nuk bëj asgjë derisa ti të kthehesh e ke parasysh?

Do të shohim sesi tja bëjmë që të rinisemi mbi baza të mira tani, dhe kështu…”. Soufiane AMSSAAF saktësoi mendimin e tij në datën 28 maj 2013, duke i thënë Entony BEGA në lidhje me marrëdhënien e tij me Fatmir HAJDINI se “…unë ja thash atij: preferoj më mirë të ndaloj, sesa ti të më sjellësh një gjë dhe mua të më duhen dhjetë vjet, nuk shërben për gj녔 dhe më pas e saktësoi më tej situatën “…në çdo rast është e thjeshtë… shiko njerëzit këtu, ata e marrim me 37 euro tani…”.

“Takimi me Çunin nga Elbasani” dhe ndarja e roleve

Si përfundim, Entony BEGA u kthye në FRANCE në datën 11 qershor 2013 nga BARCELONA. Ai u prit në zbritje të avionit nga Fatmir HAJDINI dhe Ramazan SINA.

Menjëherë, një takim u zhvillua me një personazh që e quanin “çuni nga poshtë” ose “çuni nga ELBASAN” që dyshohet se ishte një nga trafikantët Spanjoll.

Pa vonuar, Domart KONJARI u informua nga Fatmir HAJDINI për mbërritjen në EUROPË të “vëllait” të tij, Entony BEGA. Të njëjtën ditë, Soufiane AMSSAAF i rrëfente Entony BEGA për vështirësitë që kishte me një konkurrent “…i cili ishte në pozitë të mirë, ky byth q…”. Entony BEGA u takua me Soufiane AMSSAAF në TOULOUSE që në datën 12 qershor 2013.

Takimet vijuan mes tyre. Më 22 qershor 2013, Entony BEGA shkoi së bashku me Ansi PALI në ROTTERDAM ku Domart KONJARI gjendej gjithashtu me automjetin SCENIC i pajisur me një gjurmues që iu dha nga Fatmir HAJDINI.

Entony BEGA pranoi së seancë që ky takim ndodhi me inisiativë të Fatmir HAJDINI. Qartazi takimi po zhvillohej për të diskutuar në nivel të lartë për ndarjen e roleve në furnizimin e rajonit të Tuluzit.

Më pas, marrëdhëniet mes Soufiane AMSSAAF dhe Entony BEGA lidheshin kryesisht me menaxhimin operacional të trafikut të kokainës.

Kështu, në fillim të muajit korrik 2013, një sasi e caktuar kokaine i jepej, nëpërmjet ndërmjetësimit të Soufiane AMSSAAF dhe Ansi PALI, Albanion CAUSHAJ-t i quajturi “biond” i cili ishte “shumë i lumtur”.

Entony BEGA shqetësohej për të ditur nëse Albanion CAUSHAJ kishte kapacitetin për të paguar “të gjithë” mallin, Soufiane AMSSAAF e qetësoi duke i thënë “ai tani i ka paratë”.

Përgjimi: Punojmë fort dhe më pas ndalojmë
Pas rifillimit të aktiviteteve të trafikimit mes Entony BEGA dhe Soufiane AMSSAAF, të dy burrat rakorduan situatën në fund të korrikut.

Gjatë dy bisedave të datës 27 korrik 2013, Soufiane AMSSAAF i shpjegoi objektivin e tij: “më pas e ke parasysh, le të themi ai e shet 40 euro ose 42 ose ndonjë gjë të tillë dhe pra secili merr gjërat e veta dhe ja… do të bëjmë vetëm këtë në fakt”.

Soufiane AMSSAAF: “Shiko,s’ka më thjeshtë, dhe sinqerisht, gjithë vitin mund të ikim një herë në javë”.

Entony BEGA:“Ok, plako”

Soufiane AMSSAAF:“Puna është tani, që na duhet të gjejmë ku do ta gjejmë!!!”

Entony BEGA:“Mos u bë merak për këtë. Lere, lere të bëhet”

Soufiane AMSSAAF:“unë kam gjetur plot stile, plot gjëra që mund të bëjmë, ka plot gjëra që mund të bëjmë e ke parasysh… edhe për të mos humbur shumë, për të mos pasur rrezik dhe të gjitha këto e ke parasysh”

Entony BEGA:“ok, ok, ok”

Soufiane AMSSAAF:“E ke parasysh tipit gjithë vitin, çdo javë, ne mund të shkojmë në Gjermani, e ke parasysh të sjellim dy, tre makina…”

Entony BEGA:“ok, ok”

Soufiane AMSSAAF:“çdo javë, çdo javë!!!”

Entony BEGA:“ok, ok”

Soufiane AMSSAAF:“tre ose katër makina çdo javë”

Entony BEGA:“ok, ok, është mirë”

Soufiane AMSSAAF:“në mendimin tim, e bëjmë këtë vit dhe më pas ndalojmë, mbaron më pas!!!”

Entony BEGA:“Po, jam plotësisht dakord”

Soufiane AMSSAAF:“ndalojmë por me të vërtetë, mbaroi, bëjmë këtë vit maksimalisht, maksimalisht… unë do të shkoj nëpër quicks [restorante fast food] natë e ditë nëse duhet por pas kësaj ndalojm녔

“Pagesa e korrierit me 7500 euro”
Kjo bisedë ishte njëkohësisht simptomatike e përmasave të trafikimit, të vendosmërisë kriminale të protagonistëve dhe të kapacitetit të tyre për t’u furnizuar dhe shpërndarë sasi shumë të mëdha lëndësh narkotike.

Një import i parë ndodhi në këtë kuadër gjatë muajit shtator 2013. Kështu PALI dhe Entony BEGA shkuan në HOLANDË mes datës 19 dhe 22 shtator 2013 me “MERCEDES”-in të lënë gjatë natës tek Ramazan SINA.

Më 28 shtator 2013, Entony BEGA dhe Soufiane AMSSAAF u telefonuan “për të kuadruar gjërat” përpara se Ansi PALI të rikthehet në HOLANDË.Më 1 tetor 2013, një automjet i drejtuar nga Luidgj VATAJ bëri rrugën nga BELGJIKA drejt TOULOUSE. Jo pa vështirësi, Soufiane AMSSAAF, Ansi PALI dhe Luidgj VATAJ u takuan në një parking të qytetit të Tuluzit.

Me këtë rast, Soufiane AMSSAAF mori “6 pako” ndërkohë që i dha Luigj VATAJ 7.500 Euro si pagesë për shërbimin e transportit që bëri. Në seancë, Luigj VATAJ i pranoi faktet. Ai tha se u rekrutua si shofer për të kryer furnizime kokaine nga vendet e Beneluksit drejt TOULOUSE dhe tha se e kishte kryer efektivisht këtë detyrë në dy raste, për herë të dytë më 1 tetor 2013.

Detyra ishte të furnizonte “një maroken” që ai e identifikoi si Soufiane AMSSAAF. Në vijim të këtij furnizimi të dytë të realizuar në kuadër të marrëveshjes BEGA-PALI-AMSSAAF, ky i fundit duket se po punonte në rrethin e tij për të mbledhur fondet dhe përfundimisht u takua me Entony BEGA, Ansi PALI dhe Ramazan SINA në një bar, me emrin “Nothing” në TOULOUSE më 09 tetor 2013.

Entony BEGA dhe Ansi PALI pranuan në seancë se udhëtimi i 11 tetorit, ditën e arrestimit të tyre, kishte si qëllim çuarjen e parave në Holandë në shoqërinë e Ramazan SINA. Në përfundim, dukej se pasi kishte qenë në marrëdhënie aktive trafikimi me Fatmir HAJDINI dhe Domart KONJARI gjatë mungesës së Entony BEGA i cili shkoi të strehohej në SHTETET E BASHKUARA për të shmangur pasojat e hetimeve që rezultuan nga arrestimet e para, Soufiane AMSSAAF kishte vendosur të rikrijonte lidhjet tregtare me Entony BEGA me të cilin ai kishte qartazi më shumë afërsi.

Edhe pse minimizonin gjerësisht volumet e lëndës narkotike të shitur, Ansi PALI dhe Entony BEGA e pranuan këtë fakt në seancë.

“Duhet të prishemi me Fatmirin, po na e fut”
Albanion CAUSHAJ paraqitet si një shitës kokaine në marrëdhënie tregtare furnizimi me Soufiane AMSSAAF.

Ai tha gjatë hetimit se e njihte këtë të fundit prej 3 ose 4 vitesh dhe se pranonte të “merrte rrezikun që të fliste për AMSSAAF” duke pranuar se furnizohej në mënyrë të rregullt pranë tij duke thënë “…isha një klient i vërtetë kokaine i Soufiane AMSSAAF…”.

Ai pranoi gjithashtu se njihte prej kohësh Entony BEGA me të cilit ai “thithte” kokainë. Ai i vlerësonte sasitë nga 12 deri në 15 g në javë.

Përpara hetuesve, Albanion CAUSHAJ konfirmoi se ai dinte se Soufiane AMSSAAF “njihte dikë që shkonte dhe merrte drogë në SPANJ˔.

Megjithatë, ai minimizoi shumë sasitë që ai mund të kishte përvetësuar dhe shitur për llogari të tij duke e cilësuar veten si një konsumator të thjeshtë.

Soufiane AMSSAAF në bisedën e tij të datës 28 maj 2013, të përmendur më parë, me Entony BEGA tha se dëshironte të ndërpriste furnizimet nga Fatmir HAJDINI përpara “se ai t’i sjellë ndonjë gjë që t’i fusë 10 vjet” dhe saktësoi se kishte “gjetur diçka 10.000 euro më pak se ajo që thotë Fatmir HAJDINI”. Në po këtë bisedë ai tregoi se “edhe Biond (Albanion CAUSHAJ) është duke më folur për diçka që është çmenduri fare”.

Soufiane AMSSAAF vijoi i shqetësuar për çmimet që praktikonte njëfarë “Youl” që mund ta gjente “me 37 euro”. Hetuesit konstatuan më pas takime të përbashkëta mes Albanion CAUSHAJ, Entony BEGA dhe Soufiane AMSSAAF.

Më pas, më 8 korrik 2013, menjëherë pasi Entony BEGA u kthye nga HOLANDA (ROTTERDAM), Soufiane AMSSAAF e pyeti nëse duhej “t’ja kalonte Biond-it”. Entony BEGA iu përgjigj se ai donte të dinte nëse Albanion CAUSHAJ mund të paguante pasi ai nuk donte “të dëgjonte të flitej bla bla bla më pas”.

Soufiane AMSSAAF e siguroi “jo, jo, jo ai i ka paratë tani”. Ky komunikim tregonte gjithashtu për rifillimin e një marrëdhënieje trafikimi të hershme në të cilën Albanion CAUSHAJ ishte gjithashtu i përfshirë.

Dorëzimi i lëndëve narkotike u konkretizua, sepse në datën 16 korrik 2013, Ansi PALI informoi Entony BEGA-n se “…Biondi ishte shumë i kënaqur…”. Soufiane AMSSAAF e informoi edhe ai Entony BEGA-n në këtë mënyrë “dëgjo, ja dhash Biond-it,ai më ritelefonoi kështu që është mirë” dhe më pas “i dhash gjysmën, ai më tha më mbaj gjysmën”.

Një komunikim tjetër i njëjtë ndodhi në datën 26 korrik 2013, kur Entony BEGA e pyeti Soufiane AMSSAAF: “…më thuaj, Biond-it, ja kishe dhënë makinën? Të plotë?”.

Meqënëse, Soufiane AMSSAAF iu përgjigj në mënyrë afirmative, Entony BEGA po shqetësohej qartazi për marrjen e parave duke thënë “…mendoj se duhet ta takosh urgjentisht [sharje]. Smë besohet!…”. Përfundimisht, përfshirja e Albanion CAUSHAJ rezultoi shumë më e madhe se aktiviteti i rishitjes së kokainës “…për të kaluar rradhën…” që ai pranonte.

Pastrimi i parave nga Fatmir Hajdini

Hetimet financiare mundësuan evidentimin e shumë elementëve të pasurisë së akumuluar nga Fatmir HAJDINI.

Kështu ai kishte përvetësuar: Në datën 16 maj 2008, një shtëpi të ndodhur në numrin 28 rruga Malbec në BEZIERS për një çmim prej 120.000 euro e vlerësuar 132.000 euro nga shërbimet e FRANCE DOMAINES.

Në datën 05 mars 2012, një shtëpi të ndodhur në numrin 39 rruga Malbec në BEZIERS për një çmim prej 30.000 euro e vlerësuar 96.000 euro nga shërbimet e FRANCE DOMAINES.

Por, rezultoi se pasuria e paluajtshme e numrit 39 rruga Malbec në BEZIERS do të bëhej objekt i një shitjeje tek Dëfrim ZEPAJ për një çmim prej 30.000 eurosh dhe pagesa do të bëhej në formën e një kredie të dhënë nga shitësi pagesë me këste.

Dëfrim ZEPAJ, pranoi gjatë procedurës hetimore dhe seancës se ai nuk kishte as mundësitë për të blerë këtë pasuri dhe as nevojë për të.

Ai pranoi gjithashtu se ishte një blerje e simuluar të cilën kishte pranuar ta bënte me kërkesë të Fatmir HAJDINI për të fshehur pronësinë e vërtetë të ndërtesës. Faktikisht, Serge GRANIER, noteri i BEZIERS që “ligjëroi” shitjen, pranoi përpara hetuesve se për mendimin e tij kjo ishte një shitje fiktive pasi tek ai kishte vajtur vetëm Fatmir HAJDINI i cili “udhëhiqte vallen”, dhe po ai kishte paguar të gjithë shpenzimet, një pjesë e të cilave në kesh, si dhe çmimi i shitjes ishte shumë i nënvlerësuar.

Francezët: Konjari është koka e Grupit të trafikut
Domart Konjari nuk është bërë e mundur të lokalizohej dhe arrestohej gjatë kohës së shqyrtimit të dosjes nga autoritetet gjyqësore të Francës.

Gjithashtu në ngarkim të shtetasit Domart Konjari ka një udhër ndalimi euopian dhe Gjykata Apelit Rennes.Përfshirja e tij në kryerjen e veprave penale të mësipërme në cilësinë e urdhëruesit vërtetohet nga elementë të shumtë të listuar më parë dhe në veçanti:nga lidhjet e tij të ngushta me Fatmir HAJDINI (komunikime telefonike, takime fizike në FRANCË dhe në SPANJË, vënia në dispozicion të automjeteve të pajisur).

Nga lidhjet e tij të ngushta të trafikimit me Robert LIKA veçanërisht me rastin e prezantimit të Jacques LA ROSA në cilësinë e shoferit gjatë drekës në MARSEILLE më 22 maj 2013 ose të udhëtimeve të shumta në DESIO (ITALI)).Nga lidhjet e ngushta të trafikimit me Marc RIVELLI takime fizike (MARSEILLE dhe AUBAGNE) dhe kontakte telefonike të shumta.Nga lidhjet e ngushta të trafikimit me Genc DERVISHI dhe Gilbert SLIK kontakte telefonike dhe takime fizike në ALCOBENDAS (SPANJË) në veçanti).

Nga takimi i tij në ROTTERDAM me Entony BEGA me kërkesë të Fatmir HAJDINI për të përcaktuar territoret përkatës pas kthimit të këtij të fundit. Gjithashtu ka rezultuar se i pandehuri Domart KONJARI ka qënë i implikuar prej kohësh në trafikimin ndërkombëtar të kokainës dhe që nuk hezitonte të përdorte forma ekstreme të dhunës.

Në përfundim, i pandehuri Domart KONJARI paraqitet si personazhi qendror i rrjetit të trafikimit ndërkombëtar të kokainës, i përfshirë drejtpërdrejtë në shumë operacione importimi të sasive të mëdha kokaine, në lidhje të drejtpërdrejtë me Fatmir HAJDINI dhe trafikant të shumtë rajonal. /KombiNews/
Shtuar më 31/01/2018, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori