Nëse keni këto simptoma, mund të vuani nga astma

Astma është një gjendje e zakonshme kronike inflamatore e rrugëve të frymëmarrjes e karakterizuar nga një numër simptomash të përsëritura, ngushtimi i ndryshueshëm i rrugëve të frymëmarrjes dhe bronkospazma.

Kjo gjendje është mjaft e zakonshme dhe shfaqet tek të rriturit dhe fëmijët, informon albeu.com.

Sistemi Kombëtar i Shëndetit (NHS) i Britanisë së Madhe, rendit katër simptomat kryesore të astmës:

– Fërshëllimë (tingull fërshëllime gjatë frymëmarrjes)

– Vështirësi në frymëmarrje (gulçim)

– Shtrëngim në gjoks

– Kollë

Edhe pse këto simptoma shoqërohen me gjendje të tjera, ato kanë më shumë gjasa të jenë shenja të astmës nëse shfaqen shpesh ose përkeqësohen gjatë natës dhe herët në mëngjes.

Ftohjet dhe gripi janë shkaqet e zakonshme të sulmeve të astmës.

Më shumë se katër në pesë pacientë përjetojnë përkeqësim të simptomave të tyre kur infektohen me viruse të ftohjes.

Pluhuri, ndotja e ajrit dhe poleni janë gjithashtu faktorë që përkeqësojnë astmën./albeu.com


Shtuar 21.08.2021 15:55