Përmendi Shkëlzen Berishën, Kasmi shpërthen ndaj Bardhit: Nuk di të shkruajë, reagimin ia dërgoi Rama të gatshëm

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Bledi Kasmi i ftuar në emisionin “Log” në Abc të gazetarit Endri Xhafo “ka sulmuar” Gazment Bardhin i cili në një postim në Twitter duke ju përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha përmendte edhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha.

Kasmi tha se Bardhi atë reagim e ka marrë të gatshëm nga Rama, pasi sipas tij, nuk di të shkruajë.

Bledi Kasmi: Ai nuk ishte postim i Gaz Bardhit se ai nuk di të shkruajë, ja kishte nisur Rama. Berisha thotë për emërimet që kanë qenë atribut i PD dhe tani nuk kemi emërime por kemi zgjedhje. Ky është ndryshimi. Shkëlzen Berisha ka qenë aktiv në forumin rinor, por ai është shkëputur s’ka lidhje me politikën dhe dikush i përmend emrin.

Eno Bozdo: Pse Gazment Bardhi përmend Shkëlzen Berishën dhe ç’i duhet kjo gjë. Nuk është hera e parë që Shkëlzen Berisha i kthen përgjigje atyre që i përmendin emrin.

Reagimi i Gazment Bardhit: Babi i Zenit, njëriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!

Përgjigjja e Shkëlzen Berishës: Per hir te bashkimit mendoj se te gjitha emerimet ne PD, duhet t’i rikthehen si ekskluzivitet shoqatës se gazrave!/abcnews.al


Shtuar 30.05.2022 22:35