“Tre Luanët” dalin nga “kafazi”, festë e madhe e lojtarëve të Anglisë me stafin e hotelit (VIDEO)

Anglia është mirëpritur me emocione dhe me festë në hotelin ku ata qëndrojnë.

Anglia fitoi 3-0 ndaj Senegalit për të kaluar tashmë në çerekfinale përballë Francës, kampiones në fuqi.

Pasi u kthyen në bazën e tyre të hotelit në orët e para të mëngjesit, djemtë e Southgate u pritën me festë të madhe nga stafi i hotelit të cilët kishin veshur fanellën e kombëtares angleze dhe kishin flamuj në duar. Grealish, Rice, Pope, Rashford dhe Foden u panë gjithashtu duke festuar me stafin e hotelit këtë fitore.

Yjet e Anglisë do të qëndrojnë në hotel edhe për të paktën pesë ditë të tjera, ku ndeshja tyre e radhës do të jetë të shtunën ndaj kampionëve të botës, Francës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.12.2022 11:27