EMRAT/ Atentat në Shkodër, dy të vrarë
UPDATE-Dy persona janë vrarë në Shkodër, në lagjen "Kiras". Dy personat që kanë humbur jetën janë Astrit Bilali, Ibrahim Bilali.

Mësohet se një nga të vrarët, Astrit Bilali është babai i boksierit të arrestuar disa kohë më parë Asmer Bilali.

Ish-boksieri u vu në pranga për shkak të lidhjes që kishte me grupin kriminal të Bajrajve dhe ende ndodhet ne burg.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pritet të japë detaje për ngjarjen e sapo ndodhur.
---
Të shënat e raportuara më parë nga Albeu.com në lagjen Kiras kanë shkaktuar viktima në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se dy të vrarët janë Astrit Bilali dhe Ibrahim Bilali.

Ngjarja ka ndodhur një zonë ku mëparë ka patur konflikte dhe të vrarë në mënyrë të ngjashme.

Albeu.com do të t'ju mbajë të informuar me zhvillimet për këtë ngjarje.
Shtuar më 30/03/2019, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori