EMRAT/ Atentat mafioz në Tiranë: Plagoset me tritol vëllai i ushtarit të Met Kananit
Një atentat i rëndë me pasoje plagosjen e rëndë të një shtetasi ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se shenjestra i këtij atentati është shtetasi, Preng Gjini.

Sipas burimeve, mësohet se viktima është vëllai i Armando (Toni) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

Atentati dyshohet se është realizuar me telekomandë, ndërkohë që lënda plasëse, ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit, pikërisht në vendin ku ndodhej edhe Gjini, në automjetin e llojit "Golf", ngjyrë gri. /albeu.com/



Shtuar më 15/09/2020, ora 19:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori