EMRAT/ Arrestohen 5 shqiptarë në Angli, kthyen banesat në fermë hashashi
Policia Britanike njofton se ka shkatërruar një bandë shqiptare që kultivonin kanabis.

Policia ka rën ën gjurmët e lëndës narkotike vetëm pas një aksioni nga ajri me helikopter, ku u zbuluan 570 bimë kanabis që ishin mbjellë në shtatë shtëpi të ndryshme në zonën e Brettonit.

Mediat britanike raportojnë se në pranga kanë rënë 5 shtetas shqiptarë ku vetëm tre prej tyre kanë mundur të identifikohen.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshave nga 19-49 vjeç. Të arrestuarit e identifikuar janë Adrian Pepaj, 22 vjeç, i cili akuzohet edhe për mbajtjen e dokumenteve të rreme. Ndërsa Kledian Lezaj, 27 vjeç dhe Sokol Sakuta, 23 vjeç, janë të akuzuar për veprën penale të prodhimet të lëndëve narkotike.

Pas verifikimeve të hollësishme, dy nga pesë të arrestuarit janë liruar dhe po hetohen në gjendje të lirë.

Nëse kjo sasi droge do të shitej në treg, vlera e saj do të kapte shifrën e 500 mijë paundëve.

Rreshteri Jason Hancock, tha për mediat angleze se operacioni ka të bëjë me sekuestrimin e pasurisë dhe kapjen e grupeve të rrezikshme.

“Kjo ka të bëjë me marrjen e gjysmë milioni paund nga xhepat e bandave të organizuara të cilët do të përdorin paratë për të blerë drogë të klasës A dhe për të financuar krimin si trafikimi i qenieve njerëzore. Ky ishte një operacion i udhëhequr nga inteligjenca, ku mësuam për një shtëpi dhe dërguam helikopterin për të verifikuar atë që menduam. Helikopteri gjeti edhe gjashtën të tjera. Këto prona mund t’i jepnin bandave të organizuara rreth 2,5 milionë paund, por ne e kemi ndaluar këtë”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2019, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori