E FUNDIT/ Eleminuan ish-policin Santiago Malko, ndalohet një person
EMRAT/ 8 gjyqtarët që vijojnë garën për në Gjykatën e Lartë
Këshilli i Lartë Gjyqësor përzgjodhi sot kandidatët që kualifikohen për vijimin e garës për në Gjykatën e Lartë.

Nga 22 kandidatë, që kishin aplikuar për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Lartë, vetëm tetë prej tyre do të vazhdojnë garën.

13 për kandidatëve janë skualifikuar me vota nga KLGJ, kurse një tjetër është dorëhequr duke e lënë kështu numrin e të kualifikuarëve në 8.

Kandidatët që do të vijojnë garën janë: Jetmira Rragami, Rezarta Melo (Cenaj), Sokol Sadushaj, Ervin, Pupe, Theodhor Sollaku, Kestrin Katro, Ilir Panda dhe Ardita Buna Alsula.

Ndërkohë, kandidatët e skualifikuar janë: Sergjio Mazreku, Ndue Pjetra, Ergys Misha, Aldona Sulaj, Jordan Daci, Lindita Troja, Alma Loci, Hermina Albunesa, Agron Lamaj, Vjosa Bodo Mujo, Shaqir Hasanaj, Anton Lleshaj dhe Altin Binaj.

Ndërsa është dorëhequr kandidatja Irena Nino.
Shtuar më 11/09/2019, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori