EMRAT/ 55 deputetët e PS që kërkojnë shkarkimin e Metës
55 deputetë të Partisë Socialiste kanë firmosur në nismën e maxhorancës për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, pasi ky i fundit anuloi zgjedhjet e 30 qershorit.

Në listën e mëposhtme janë të radhitur emrat e 35 deputetëve të PS që kanë firmosur kërkesën duke kaluar kështu pragun ligjor për të ndërmarrë nismën e shkarkimit të presidentit.

Procedura
Sipas nenit 112 të Rregullores së Kuvendit, kërkesa e paraqitur duhet marrë nën shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve, i cili ka të drejtën e propozimit ose jo të krijimit të një Komisioni Hetimor.

Në rastin e krijimit të Komisionit Hetimor, presidenti thirret dhe dëgjohet në një seancë të posaçme në lidhje me propozimin e paraqitur.

Në përfundim të hetimit, Komisioni Hetimor duhet t’i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar shkaqet (nëse ekzistojnë) për shkarkimin e presidentit.

Më tej, kërkesa mbërrin për votim në seancë plenare, kur duhet që së paku 94 deputetë të votojnë pro. Në fund, verdikti i takon Gjykatës Kushtetuese, e cila për momentin nuk është funksionale.

EMRAT
Taulant Balla
Eduard Shalsi
Bledar Çuçi
Almira Xhembulla
Blerina Gjylameti
Elona Hoxha
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Mimi Kodheli
Ogerta Manastirliu
Erjon Braçe3
Ervin Bushati
Antoneta Dhima
Adelian Rista
Edlira Bode
Evis Kushi
Klodiana Spahiu
Milva Ekonomi
Mirela Kumbaro
Senida Mesi
Vasilikla Hysi
Ardiana Jaku
Luan Duzha
Arben Kamami
Ilirjan Pendavinji
Florenc Spaho
Olta Xhaçka
Titiana Piro
Vilma Bello
Xhavit Bushaj
Bujar Çela
Anduel Xhindi
Ardit Konomi
Shtuar më 15/06/2019, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori