EMRAT/ 25 kg drogë nga Shqipëria për në Itali, pranga shoferit dhe pronarit
Policia italiane ka vënë në pranga 3 persona pasi gjatë një kontrolli të një autobuzi që kishte destinacion Italinë u është gjetur 25 kg drogë. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit janë 3 shtetas shqiptar të identifikuar si:

- Aleksander Kronaj , 29 vjeç, banues në Bardhaj,Shkoder.

-Zef Perndoj, 56 vjeç, banues në lagjen “3 Herojt” Shkodër.

-Agostin Arra, 60 vjeç, banues në Pistoja Itali.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë), autobusit të linjës Shkodër-Pistoja, Itali me drejtues Aleksandër Kronaj dhe shofer i dytë Zef Perndoj dhe në pronësi të Agostin Arra, në bagazh në krahun e shoferit në një kuti metalike me përmasa 80 x 85 x 20 cm u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 25 kilogram lëndë e dyshuar si narkotike kanabis.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasit e mësipërm kishin si destinacion vendet e BE-së. Dosja i ka kaluar Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për akuzën e “Trafikimi i narkotikëve i kryer në bashkëpunim"./albeu.com/

Shtuar më 19/03/2017, ora 10:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori