EMRAT/ 1.5 kg kanabis në banesë, arrestohen nënë e bir në Elbasan
Policia e Elbasanit bën me dije se ka vënë në pranga një nënë dhe djalin e saj pasi në banesën e tyre u gjet lëndë narkotike kanabis sativa.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit janë Sanije Veliu dhe djali i saj Jorgen Veliu, 21 vjeç, përfunduan në pranga pas kontrollit të ushtruar ushtruar nga grupi hetimor në banesën e tyre në fshatin Xibrakë.

Në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 kg e 500 gr lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sativa”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policies


Sekuestrohet 1 kg e 500 gr lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sativa”. Arrestohen në flagrancë dy shtetas. Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Jorgen Veliu, 21 vjeç banues në Elbasan

– Sanije Veliu, 46 vjeçe banuese në Elbasan

Arrestimi i tyre, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi hetimor në banesën e tyre në fshatin Xibrakë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 500 gr lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sativa”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal./albeu.com/

Shtuar më 09/03/2017, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori