Emocionuese, shihni surprizën që zbuloi gjininë e bebit të Xhensilës (VIDEO)
Pëlqej
Prej disa ditësh kishte pushtuar mediat lajmi se Xhensila Myrtezaj është shtatzënë, po vetëm ditën e djeshme këngëtarja më në fund e konfirmoi me një foto ku shkruante “Kur dy bëhen tre”.

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar ishte e ftuar sot në “Kurthin e Piter Pan” ku ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës që do vijë në jetë.

E veshur me një fustan rozë, me një kordele në flokë dhe me barkun e rrumbullakosur, Xhensilës i kishte rënë një nur i mrekullueshëm teksa hapi kutinë surprizë në emision.

Nga kutia dolën tullumbace me pupla rozë duke treguar kështu se këngëtarja është në pritje të një vajze teksa Xhensila e konfirmoi edhe vetë. /albeu.com/

Shtuar më 20/03/2018, ora 08:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori