Emocionuese, Altea e vogël që u dogj thuajse e tëra së shpejti do rikthehet te familja (FOTO LAJM)
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar dy foto të foshnjës që 1 muaj më parë u dogj aksidentalisht në tenxheren e qumështit.
Bëhet fjalë për Altean e vogël, e cila kishte pak shpresa për jetën.

Mirëpo, pas dërgimit në Turqi për kurim më të specializuar, Altea ia doli mbanë të mbijetojë dhe shumë shpejt do të rikthehet te familja.

“A ju kujtohet Altea, bebja që u dogj dhe kishte vetëm një fije shprese për jetën? Sot ajo është jo vetëm përfundimisht jashtë çdo rreziku, po gati për t’u kthyer në shtëpi me prindërit e saj”, shkruan Rama. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2017, ora 17:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori