Emiratet e Bahskuara Arabe presin njohje te reja te Kosoves
Albeu.com
Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ahmed A Al-Jarman, ka shprehur bindjen se vendet arabe dhe vendet e konferencës islamike do ta njohin së shpejti Kosovën e pavarur.I pyetur nëse Emiratet e Bashkuara Arabe mund të ndihmojnë në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet tjera islamike, Al-Jarman është shprehur: “Mendoj se secili shtet ka pikëpamjet e veta, sovranitetin e vet dhe identitetin e vet, kështu që nuk mund t'i detyrosh për asgjë. Por, mendoj se njohja nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndoshta mund t'i inkurajojë vendet tjera, si ato arabe ashtu dhe ato islamike, që në të ardhmen ta njohin pavarësinë e Kosovës edhe ato dhe shpresojmë të ndodhë një gjë e tillë”.

Ndërkaq lidhur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arab – ai ka thënë se hapi i parë ishte njohja. “Njohja do thotë dialog politik midis dy vendeve. Pastaj vjen hapja e konsullatave apo ambasadave, këtu apo atje. Kjo kërkon pak kohë dhe organizim. Por, gjërat janë në proces dhe mendoj se të gjitha do të arrihen në të ardhmen”, tha ai. (RTV21)
Shtuar më 19/10/2008, ora 17:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori