Emiljano Shullazi shoqërohet në polici për "kërcënim të kandidatit për rektor"
Ish kryeministri Sali Berisha ka thënë në media se Emiljano Shullazi e ka kërcënuar kandidatin për rektor në Universitetin e Tiranës Mynyr Konin.

Bazuar mbi deklaratën e Berishës, Policia e Tiranës ka shkuar tek banesa e Shullazit dhe e ka shoqëruar atë.

Sipas Berishës, Shullazi e ka kërcënuar Konin për llogari të Edi Ramës.

Policia ka shkuar tek zona e "21 dhjetorit" për ta shoqëruar për në komisariat Shullazin. /Albeu.com/
Shtuar më 16/04/2016, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori