Emiljano Nana: Ja si ndodhi vrasja e Bledar Tërpollarit
Rasti i prerjes së kokës të shqiptarit Bledar Tërpollari ishte një krim kaq i trishtë saqë trodniti opinionin publik grek dhe atë shqiptar.

Faqja zyrtare e televizionit grek CNN ka zbardhur dëshminë e dhënë përpara gjykatës helene nga ana e Emiliano Nana-s, lindur në Tosk-Martalloz të Tepelenës.

Nana u arrestua nën akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e Tërpollarit.

"Ne ishim jashtë kasolles ndërsa vrasësi hyri brenda saj duke kërkuar Bledarin. Njiheshim me njëri tjetrin nga çështja e drogës. Kur ne ishim jashtë, brenda në kasollë u dëgjua një e shtënë me armë zjarri. Disa minuta më vonë pamë se vrasësi e shtyu me forcë të vdekurin jashtë kasolles dhe nxorri një thikë me të cilën ia preu kokën. E pashë teksa fshehu thikën dhe çantën me kokën brenda në një porto-bagazh. Ikëm me makinë deri afër kufirit. Nuk e kaluam doganën pasi vrasësi tha se mund ti bëhej kontroll. Kështu që ne na la dhe vetë sa duket iku në Shqipëri ilegalisht. Kokën do tia çonte bosit të drogës në Shqipëri që kishte porositur vrasjen makabre", tha Nana përpara gjykatësve grekë.

Vrasja e Bledar Tërpollarit deri tani i është veshur kushëririt të tij Krenar Tërpollarit.

Prokurorët kanë hije të forta të dyshimi se Nana ka dorë dhe ka qenë bashkëpunëtor në krimin e tmerrshëm, por se përpiqet tia faturojë çdo gjë Krenar Tërpollarit.

Sakaq Nana nuk tregon edhe se kush e ka poroisitur këtë vrasje, pra se kush është bosi i mafias. /Albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 19:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori