Emigranti i sapo kthyer vrau gruan pasi dyshonte se e tradhëtonte me bashkëfshatarin
Sa i takon ngjarjes së rëndë ndodhur ditën e djeshme në Gramsh, 39 vjeçari i cili sapo ishte kthyer nga Greqia dyshonte se gruaja e tradhëtonte me një bashkëfshatar. Shtetasi Agron Llapushi ka masakruar në arë gruan e tij me lopatë dhe më pas e ka mbytur.

Ai kishte vetëm tre ditë që ishte kthyer nga Greqia, ku jetonte si emigrant. Në polici ai është rrëfyer se dyshonte që gruaja e tradhetonte me një bashkëfshatar, ndaj e ka vrarë. Lidhur me këtë akt të rëndë, babai i 39-vjeçarit është shprehur mjaft i tronditur.

Djali ka tri ditë që ka ardhur nga emigracioni, Greqia. Gjërat shkonin mirë, se kuptoj si ndodhi. Shkonin përditë punonin në arë, iknin në mëngjes dhe vinin në darkë. Ara është shumë larg shtëpisë. Ne e kemi marrë vesh kur jemi lajmëruar nga policia, që si fillim i kishte gjuajtur me bel dhe pastaj e ka mbytur dhe ka shkuar është vetëdorëzuar në polici dhe jemi të shokuar, nuk e dimë si ka ndodhur.

Djali shkonte në Greqi dhe punonte atje me sezone dhe kthehej dhe me paratë që fitonte mbante familjen, madje investonte për të mbjellë perime dhe shumë prodhime në tokën që e kemi pak larg shtëpisë.

U shokova dhe ende nuk e besoj kur mësova që djali im ka vrarë në arë nusen e tij, kishin dy fëmijë bashkë dhe asnjëherë nuk kisha vënë re se djali ishte xheloz për nusen”, ka thënë babai i autorit. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2015, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori