Emigrantë kujdes me policat e sigurimit! AMF tregon se cilat janë të vlefshme (FOTO LAJM)

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare këshillon qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë me automjetet e tyre me targa të huaja të presin policat kufitare vetëm në pika të autorizuara dhe nga agjentë të licencuar. Në çdo pikë të kalimit të kufirit brenda territorit shqiptar gjenden agjentë të shoqërive të sigurimit pranë të cilave mund të pajiseni me policat kufitare.

Këta agjentë janë miratuar nga AMF dhe punojnë për shoqëritë e sigurimit për shitjen e policave kufitare. Çdo policë e sigurimit kufitar që mund t’iu ofrohet pa hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, apo që është e plotësuar me shkrim dore dhe jo me mjete elektronike, është në kundërshtim me rregullat e legjislacionit shqiptar, dhe si e tillë është e pavlefshme.

Shtuar më 24/07/2019, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori