Emërohet në krye të SHÇBA-së ish-drejtuesi në kohën e Berishës
Muhamet Rrumbullaku është drejtori i ri i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Rrumbullaku është emëruar në këtë detyrë në vend të Anila Trimit, e cila drejtonte deri më tani SHÇBA-në që prej Marsit të vitit 2018. Urdhri për ndryshimin e drejtorit të kësaj strukture është dhënë nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Muhamet Rrumbullaku ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit. Ai rikthehet në detyrë pas një shkeputje prej 3 vitesh nga radhët e uniformave blu.
Shtuar më 21/01/2019, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori